Ndërlidhjet

Fried: EULEX-i nuk është neutral


Daniel Fried, gjatë takimit të OSBE-së në Helsinki, 5 dhjetor 2008.
Daniel Fried, gjatë takimit të OSBE-së në Helsinki, 5 dhjetor 2008.

"EULEX-i vepron brenda kornizës së Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244, por është larg të qenit status neutral", ka thënë ndihmësnënsekretari amerikan i Shtetit për çështjet e euro-azisë, Daniel Fried.




Ndihmësnënsekretari amerikan i Shtetit për çështjet e euro-azisë, Daniel Fried, ka përsëritur mbështetjen e tij për tërësinë territoriale të Kosovës.

"Kosova do të mbetet e pandarë", theksoi Fried.

Duke folur për vendosjen e EULEX-it, Fried për Radion Evropa e Lirë tha:

"EULEX-i e di se cili është misioni. Misioni i EULEX-it në fakt nuk është aspak status neutral. Misioni i tij do të jetë forcimi i integritetit territorial të Kosovës. EULEX-i vepron brenda kornizës së Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244, por është larg të qenit status neutral",
tha Fried.

Ai shtoi se "Qeveria e Kosovës e ka përkrahuar misionin e EULEX-it dhe kjo është zgjedhje e mençur për një Kosovë sovrane të pandarë".

Komentet për Radion Evropa e Lirë, Fried i bëri gjatë takimit të OSBE-së që po mbahet në Helsinki.


XS
SM
MD
LG