Ndërlidhjet

Fugger: KFOR-i mund të redukohet


Redukimi i numrit të paqëruajtësve të KFOR-it është çështje që mund të konceptohet, sepse gjendja në Kosovë tash sa muaj është e qetë, ka deklaruar për agjencinë DPA komandanti i kontingjentit gjerman gjenerali Harald Fugger.

"Serbët në veri të Kosovës po i testojn kosovarët se sa janë të zotuar ata për pavarësinë dhe si do të reagonin trupat tona. Por, këto janë provokime të vogla që nuk rrezikojn seriozisht paqen", ka thënë gjenerali Fugger.

"Ne e dijmë se situata është e qetë pikrisht për faktin që ne jemi këtu dhe rrjedhimisht misioni i KFOR-it duhet të mbetet në Kosovë", ka thënë gjenerali gjerman Harald Fugger, për të shtuar se "mbetet çështje e politikanëve të vendeve të NATO-s për të vendosur", nëse duhet redukuar numrin e forcave të KFOR-it në Kosovë.
XS
SM
MD
LG