Ndërlidhjet

Trupat izraelite po luftojnë me Hamasin


Forcat tokësore izraelite po zhvillojnë luftime me luftëtarët palestinezë në Rripin e Gazës, pasi Izraeli e filloi ofensivën tokësore, meqë sulmet ajrore shtatëditëshe nuk ndikuan që Hamasi t'i ndalë sulmet me raketa kundër Izraelit.

Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak, tha se operacioni mund të zgjasë:

- Operacioni tokësor po zhvillohet mirë dhe ashtu siç ne e planifikuam. Ky aksion nuk do të jetë i shkurtër dhe i thjeshtë. Nëse është e nevojshme ne do t'i zgjerojmë operacionet, tha ministri Barak.

Armata izraelite tha se një ushtar i saj është vrarë, ndërsa 30 të tjerë janë plagosur në fillim të sulmit tokësor.

Raportohet se afro 500 palestinezë janë vrarë, ndërsa më se 2500 janë plagosur, prej fillimit të sulmeve ajrore izraelite.

Nga sulmet me raketa të Hamasit në Izrael janë vrarë 4 vetë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG