Ndërlidhjet

Evropë: Ndërpritet gazi rus


Është ndërprerë në shkallë të madhe furnizimi me gazin rus i Evropës, për shkak të rritjes së mosmarrëveshjeve mes Moskës e Kjevit.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian tha se thuajse të gjitha vendet evropiane nuk po merrnin gaz rus nga Ukraina, duke e cilësuar situatën të papranueshme.

Rusia akuzon Ukrainën se po vjedh gazin e përcaktuar për tregjet evropiane, derisa Kjevi nuk po furnizohet nga 31 Dhjetori me gazin rus për shkak të mosmarrëveshjeve me çmimin.
XS
SM
MD
LG