Ndërlidhjet

Izraeli vazhdon sulmet kundër Hamasit


Aeroplanët e Izraelit kanë ndërmarrë sulme me bomba kundër militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës. Në cak kanë qenë tunelet e dyshuara për furnizim me armë në kufi me Egjiptin.

Bombardime ka pasur edhe në veri të Gazës, ndërkaq janë raportuar përleshje të armatosura ndërmjet forcave izraelite dhe militantëve palestinezë.

Në të tjera zhvillime, Egjipti ka njoftuar se përfaqësuesit e Izraelit dhe palestinezëve pritet të zhvillojnë bisedime me zyrtarë egjiptianë për çështjet teknike që lidhen më planin e armëpushimit.

Qeveria izraelite tha dje se në parim pajtohet me principet e përgjithshme të planit për armëpushim të paraqitur nga Franca dhe Egjipti.
XS
SM
MD
LG