Ndërlidhjet

Presidenti Obama në ditën e parë të punës


Një ditë pas marrjes së detyrës, Barak Obama sot e filloi punën si president i Shteteve të Bashkuara. Obama takoi zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe ushtrisë për të diskutuar mundësinë e përshpejtimit të tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku. Ai poashtu mbajti takim më këshilltarët e tij të ekonomisë. Obama ka urdhëruar gjitha agjensitë federale të ngrijnë rregulloret e lëshuara nga administrata e kaluar. Po ashtu disa orë pas marrjes së detyrës së Obamës, administrata e tij urdhëroi prokurorët ushtarak të suspendojnë për 120 ditë gjykimin e të dyshuarve për tërrorizëm në burgun e Guantanamos derisa të bëhet rishikimi nga ana e administratës së re.
XS
SM
MD
LG