Ndërlidhjet

BE: Izraeli do hapë kufijtë


Bashkimi Evropian thotë se ka marrë garanca nga Izraeli se do të lejoj hyrjen e ndihmave humantiare për palestinezët në Rripin e Gazës.

Ministrja e jashtme e Izraelit, Tzipi Livni, ishte në Bruksel për takime me zyrtarët e BE-së, pas ofensivës trijashëve izraelite kundër militantëve të Hamasit.

Ajo tha se Izraeli është i gatshëm të bashkëpunoj për të siguruar dhënien e ndihmave efektive humanitare në Gazë, por, gjithashtu, ka theksuar nevojën e parandalimit të kontrabandimit të armatimit.
XS
SM
MD
LG