Ndërlidhjet

Obama urdhëroi mbylljen e burgut në Guantanamo


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama e ka nënshkruar sot urdhërin ekzekutiv për mbylljen e qendrës së paraburgimit në Guantanamo Bay, Kubë, brenda një viti.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Obama tha se ky hap do t'i sjellë përpjekjet antiterroriste të Shteteve të Bashkuara në një vijë me vlerat amerikane.

"Mesazhi që po e dërgojmë në mbarë botën është se Shtetet e Bashkuara synojnë t'a ndjekin luftën aktuale kundër dhunës dhe terrorizmit. Këtë do ta bëjmë me vigjilencë dhe me efikasitet, dhe do ta bëjmë në mënyrën që është konzistente me vlerat tona", tha presidenti Obama.

Obama gjithashtu pritet që të lëshojë urdhëra të veçantë për të ndaluar teknikat abuzive të hetimit dhe për të rishikuar rastet e të dyshuarve për terrorizëm.

Obama ka premtuar mbylljen e burgut, ku janë rreth 250 të burgosur që akuzohen për lidhje me terrorizmin.

Kampi kontraverz është parë si njollë në dosjen e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.

Të mërkurën, me kërkesë të presidentit Obama, gjykatësit i pezulluan disa gjykime ushtarake në Guantanamo.
XS
SM
MD
LG