Ndërlidhjet

Obama mbështet reformimin e OKB-së


Presidenti amerikan Barack Obama ka mbështetur fuqishëm përpjekjet për reformimin e Kombeve të Bashkuara. Kjo është bërë e ditur nga selia e OKB pas një bisede telefonike që presidenti Obama e ka zhvilluar me sekretarin e përgjithshëm të kësaj organizate Ban Ki Mun.

Obama i ka ofruar garanci Ban Ki Munit për mbështetjen e fuqishme amerikane për OKB në përpjekjet e saj për t'u reformuar dhe në planin e mbështetjes politike dhe financiare.

Me Ban Ki Munin ka biseduar edhe sekretarja amerikane shtetit Hilari Clinton e cila ka vënë në pah rëndësinë e punës së përbashkët të Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme, në Afganistan dhe në Irak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG