Ndërlidhjet

Thaçi: Masa shtesë të sigurisë në Mitrovicë


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u ka premtuar përfaqësuesve të Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë masa të shtuara të sigurisë, pasi ata vendosën t'i japin fund protestës.

Thaçi u takua sot me banorët e lagjes, të cilët dy ditë po protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për gjendjen e rëndë të sigurisë në veri të Mitrovicës.

"Kryeministri tha gjatë takimit se do të ketë masa të shtuara sigurie të policisë së Kosovës në koordinim të plotë me EULEX-in dhe KFOR-in", thuhet në njoftimin e kabinetit të lëshuar pas takimit.

Qeveria do të vazhdojë me investimet në pjesën veriore të Kosovës, për krijimin e kushteve më të mira të jetës dhe kthimin e të gjithë të zhvendosurve, thuhet në komunikatë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG