Ndërlidhjet

Bagdad: Abu Ghraib rihapet me emër të ri


Burgu famëkeq Abu Ghraib do të rihapet me emër të ri muajin e ardhshëm.

Agjencia Reuters citon zv/ministrin e Drejtësisë, Busho Ibrahim, të ketë thënë se burgu është rinovuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe do të quhet Burgu Qendror i Bagdadit.

Ibrahim ka thënë se kjo "nuk bëhet për atë që amerikanët bënë atje, por edhe për atë që atje ka bërë regjimi i Saddam Husseinit".

Abu Ghraib ishte në fokus të vëmendjes botërore kur në media rrodhën fotografitë e trupave amerikane duke abuzuar të burgosur irakianë.
XS
SM
MD
LG