Ndërlidhjet

Mitchell të mërkurën në Lindjen e Mesme


Një zyrtar i ministrisë së jashtme izraelite i ka thënë agjencisë AP se George Mitchell, emisari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, pritet të mbërrijë në Izrael të mërkurën në bisedime për të ringjallur negociatat paqësore.

Zyrtari ka thënë se Mitchell do të takohet në Jerusalem me kryeministrin izraelit Ehud Olmert dhe zyrtarët tjerë të lartë, si dhe në Bregun Perëndimor me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas dhe kryeministrin palestinez.

Njoftimi ende nuk është konfirmuar nga Uashingtoni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG