Zv. presidenti, Joe Biden, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të gatshme për më shumë viktima në Afganistan përderisa presidenti Barak Obama përgatitet për rritjen e misionit ushtarak atje. Biden tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë dështuar të sigurojnë më shumë resurse ekonomike, politike dhe ushtarake në Afganistan. Ai shtoi se korrupsioi dhe prodhimi i opiumit mbesin probleme serioze për vendin. Obama planifikon të dërgojë edhe 30 mijë trupa shtesë në Afganistan.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.