Ndërlidhjet

Izraeli godet Hamasin


Hamasi tha se një nga pjesëtarët e tij është plagosur sot në një sulm ajror izraelit në jug të Rripit të Gazës.

Nga sulmi është plagosur edhe një kalimtar i rastit.

Sulmi u krye disa orë pasi një ushtar izraelit dhe një palestinez u vranë në dhunën që prishi armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit të arritur javën e kaluar.

Ushtria izraelite tha se një bombë ishte vendosur në afërsi të patrullës ushtarake në rajonin kufitar. Asnjë grup militant nuk e ka marrë përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG