I dërguari i presidentit amerikan Barack Obama për Lindjen e Mesme u takua me kryeministrin e Izraelit Ehud Olmert në Jerusalem, në kohën kur në Rripin e Gazës u rishfaq dhuna.
George Mitchell do të takohet edhe me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, por nuk do të shkojë t'i takojë përfaqësuesit e Hamasit, lëvizjes militante islamiste, e cila e kontrollon Gazën.
Mitchell arriti në Izrael nga Egjipti, ku bisedoi me presidentin Hosni Mubarak.
Sot aeroplanët izraelitë i goditën tunelet që përdoren për kontrabandë të armëve në kufirin e Gazës me Egjiptin. Nuk njoftohet për viktima. Sulmi pasoi vrasjen e djeshme të një ushtari izraelit nga një bombë e vendosur në rrugë afër kufirit me Gazën.