Ndërlidhjet

Jiabao: Kriza ka ndikim të madh në Kinë


Kryeministri kinez Wen Jiabao tha se kriza globale ekonomike ka "ndikim të madh" në Kinën.

Ai i bëri këto komente në Davos të Zvicrës, në ditën e parë të Forumit Botëror të Ekonomisë.

Wen tha se kriza paraqet "sfidë të madhe" në Kinën, përfshirë "rritjen e papunësisë në zonat urbane".

Para forumit, hulumtues të ekonomisë thanë se ka pak gjasa për kthim të shpejtë të ekonomisë në botë.
XS
SM
MD
LG