Ndërlidhjet

Sfidat e privatizimit


Brezovicë
Brezovicë

Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në enklavat e banuara me serbë është i ndikuar nga politika dhe kjo ka bërë që edhe investitorët te ngurojnë. Autoritetet thonë se ky problem mund të tejkalohet me një qasje më specifike, duke involvuar njerëz më me ndikim.


Autoritetet kosovare, thonë se pa ndonjë përmirësim të situatës politike në enklavat e banuara me serbë nuk do të mund të ketë privatizim të ndërmarrjeve shoqërore. Sipas tyre, ky problem mund të tejkalohet vetëm nese do bëhet reformimi dhe integrimi i pakicave.

Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatzimit, Ekrem Tahiri, theskon se AKP-ja ka mandat që të bëjë privatizimin e ndërmarrjve në të gjithë territorin e Kosovës, por që nuk do të jetë i lehtë privatizimi i ndërmarjeve në enklavat serbe, duke pasur parasysh disponimin e banorëve serbë për këtë çështje.

"Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në pjesët e banuara me serbë, çdo herë ka qenë një problem. AKM-ja ka shpall privatizimin e ndërmarrjeve në këto enklava, mirëpo këto tendere kanë dështuar për shkak të mosinteresimit të blerësve, përveç në një apo dy raste", thekson zoti Tahiri.

Lidhur me këtë zoti Tahiri, theskon se në këto ndërmarrje ku do të mund të ketë probleme do të ketë një qasje më specifike, duke involvuar njerëz më me interes edhe nga politka, në mënyrë që të bindet popullata për rëndësinë e privatizimit.

"Ne mendojmë se në shumicën e këtyre ndërmarrjeve, të cilat në shumicën e rasteve janë të vdekura dhe nuk kanë asnjë aktivitet, nuk do të ketë ndonjë rezistencë. Thjesht është dëshirë e investitorëve për t'i blerë këto ndërmarrje. Janë disa ndërrmarrje që mund të ketë rezistencë", thotë zoti Tahiri.

Në anën tjetër, kryetari i Alenacës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se problemet e privatizimit të ndërmarrjeve në enklavat serbe fatkeqësisht po barten nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

"Ky problem është më tepër politik, por do të duhej të kalohet në reformimin dhe integrimin e pakicave. Duhet të gjendet mundësia që ndërmarrjet që gjenden në ato enklava të privatizohen, qoftë nga investitorët kosovarë apo në forma tjera, por gjithsesi të privatizohen dhe të krijohen mundesi të reja për integrim dhe punësim të atyre banorëve", thotë Shahini.

Ndër të tjera, zoti Shahini, vlerëson se sikur të kishte privatizim të mirëfilltë, kompleksi turistik "Brezovica", tani më do të ishte privatizuar dhe Kosova do të kishte një vend shumë më atraktiv për zhvillimin e turizimit.

Por, sipas tij, ndërhyrja politike dhe implikimi i disa personave me qëllime të ndryshme ka bërë që "Brezovica", dhe shumë vende të tjera të mbesin pa kaluar në këtë proces.

Zoti Shahini, konsideron se Qeveria e Kosovës duhet të marrë hapa konkret lidhur me mundësine e privatizimit të ndërmarjeve nëpër enkalvat serbe në tërë teritorin e Kosovës, pasi që ka rrezik të shkatërrohen dhe t'u humbë vlera në treg.

Gjithashtu edhe nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, Hasan Abazi, thotë se derisa nuk ndryshohen politikat ndërkombëtare dhe politikat vendore nuk do të mund të ketë një privatizim të mirëfilltë.

"Derisa është një klimë jo e mirë politike në enklavat serbe nuk do të mund të ketë privatizim. Deri më tani, nuk është marrë ndonjë iniciativë nga AKP-ja për privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore në enklavat serbe", thotë ai.

Ndryshe, Agjencia Kosovare e Privatizimit që nga marrja e kompetncave nga AKM-ja ka shpalluar tre raunde të privatizimit. Nga 314 ndërmarrje shoqërore të prekura nga privatizimi, janë krijuar 417 ndërmarrje të reja. Shuma e përgjithshme e mjeteve të grumbulluara nga shitja e këtyre ndërrmarrjeve në Fondin e privatizimit është 400 milionë euro.

XS
SM
MD
LG