Ndërlidhjet

Barak: Izraeli nuk planifikon luftë të re në Gaza


Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak tha se Izraeli nuk planifikon një luftë të re në Gaza, përkundër sulmeve të fundit izraelite, të cilat erdhën si përgjigje ndaj sulmeve raketore nga Rripii i Gazës në territorin izraelit.

Burimet mjekësore palestineze thanë se një palestinez u vra dhe të paktën tre u plagosën nga sulmi i sotëm ajror izraelit në Gaza.

Aksioni pasoi sulmet e mbrëmshme kundër pozitave të Hamasit dhe tuneleve që përdoren për furnizim me armë nga Egjipti.

Barak tha se qëllimi nuk është që Izraeli të ndërmarrë një ofenzivë të ngjashme me atë 22 ditëshe kundër Hamasit muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG