Ndërlidhjet

Castro shumë i lumtur me vizitën në Rusi


Presidenti i Kubës, Raul Castro tha se ai po kthehet në shtëpi "shumë i lumtur" pas bisedimeve me udhëheqësit e Rusisë.

Duke folur në një takim me kryeministrin Vladimir Putin në Moskë, Castro tha se shpreson se dy vendet do të punojnë intenzivisht për t'i zbatuar marrëveshjet e arritura gjatë vizitës së tij një javëshe në Rusi.

Rusia është dakorduar t'i akordojë Kubës një kredi qeveritare dhe disa hua për ta ndihmuar që të blejë pajisje industriale dhe bujqësore ruse.

Kjo është vizita e parë e një lideri kubanez në Moskë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG