Ndërlidhjet

Turqia heton Izraelin për ofenzivën në Gaza


Zyra e kryeprokurorit në Ankara tha se ka nisur një hetime për të parë nëse ofenziva ushtarake izraelite në Rripin e Gazës mund të klasifikohet si "gjenocid, torturë dhe krim kundër njerëzimit".

Zyra tha se hetimet janë hapur pasi një organizatë islamike për të drejtat e njeriut ka parashtruar ankesë kundër udhëheqësve të Izraelit, përfshirë presidentin, kryeministrin dhe ministrin e jashtëm.

Ligjet e Turqisë lejojnë gjykim të personave të akuzuar për gjenocid dhe krime të tjera kundër njerëzimit të kryera në vendet tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG