Ndërlidhjet

Obama: Vonesat, të papërgjegjshme


Demokratët dhe republikanët në Senatin amerikan kanë arritur kompromisin rreth paketës së ndihmës për ekonominë në vlerë prej 780 miliardë dollarë. Votimi për paketën në fjalë pritet gjatë fundjavës.

Kompromisi erdhi pas kërkesës së presidentit amerikan, Obama që Senati të veprojë menjëherë. Kërkesa u bë pas shifrave të fundit që tregojnë se gjatë janarit ekonomia amerikane humbi 600 mijë vende pune.

"Gjendja nuk mund të jetë më serioze se kaq. Shifrat kërkojnë veprime konkrete. Është e pafalshme dhe e papërgjegjshme të përfshihemi në vonesa apo në politikën e zakonshme në kohën kur miliona amerikanë e gjejnë veten të papunë", tha Obama.
XS
SM
MD
LG