Ndërlidhjet

Biden: Vazhdojnë planet për mbrojtjen raketore


Zëvendës presidenti amerikan, Joe Biden, e mbajti një linjë më të fortë se sa që pritej, lidhur me planet për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë, duke thënë se Uashingtoni do të "vazhdoj t'i zhvilloj" planet për mbojtjen raketore kundër kërcënimit nga Irani. Ai theksoi se për këtë proces do të konsultohen si aleatët e NATO-s ashtu edhe Rusia.

Këto komente ai i bëri në fjalimin e tij në Konferencën ndërkombëtare për siguri në Munih të Gjermanisë.

Duke folur në këtë temë në Konferencën e Munihut, kryeministri çek, Alexandr Vondra, tha se Rusia nuk do të lejohet që të ketë veto lidhur me planet për sistemin e mbrojtjes raketore në Çeki dhe në Poloni.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, e mbështeti bashkëpunimin me Rusinë për mburojën raketore, por kërkoi nga Moska që ta braktisë të menduarit e vjetër.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG