Ndërlidhjet

Shumat e mëdha në futboll të pamoralshme


Kryetari i Federatës së Futbollit në Gjermani, Theo Zwanzinger, i ka kritikuar pagesat e larta dhe taksat e transfereve që i paguajnë klubet futbollistike në Evropë, duke thënë se shumat e këtilla janë "të pamoralshme".

Zvanzinger i tha shtypit gjerman se asnjë lojtar nuk vlen aq sa milionat, të cilat i ofrohen.

Komentet e tij vijnë në kohën kur klubi anglez Arsenal i pagoi Zenitit të Shën Petersburgut 22 milionë dollarë për mesfushorin rus Andrey Arshavin.

Zwanziger gjithashtu ka thënë se është i shqetësuar nga multimiliarderët, të cilët i blejnë dhe shesin klubet futbollistike, gjë që është komercializëm i tepruar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG