Ndërlidhjet

SHBA: Në Afganistan më vështirë se në Irak


Shtetet e Bashkuara i kanë paralajmëruar aleatët e tyre se luftimi i kryengritjes në Afganistan mund të tregohet më i vështirë se sa në Irak, dhe u bënë thirrje që të japin më shumë trupa dhe pajisje.

Duke folur në Konferencën Ndërkombëtare mbi Sigurinë në Mynih, ambasadori amerikan Richard Holbrooke tha se nevoitet një qasje e re për Afganistanin, e cila gjithashtu do t'i përfshinte të gjithë fqinjët, përfshirë Iranin, dhe në veçanti Pakistanin.

Holbrooke tha se lirimi i Afganistanit nga kryengritja do të jetë një "përpjekje e gjatë dhe e vështirë".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG