Ndërlidhjet

Gazetari që sulmoi Bushin do gjykohet në 19 shkurt


Gjykimi i Muntazer al-Zaidi, gazetarit irakian, i cili i hodhi këpucët e tij ish presidentit amerikan George Bush në dhjetorin e kaluar, do të fillojë në 19 shkurt në Gjykatën Qendrore Kriminale të Irakut.

Al-Zaidi përballet me akuzat për sulm ndaj një udhëheqësi të huaj, dhe nëqoftëse shpallet fajtor mund të dënohet deri në 15 vjet burg.

Gjykata irakiane e apelit e hodhi poshtë mocionin e avokatëve të tij, që akuzat të reduktohen në shkelje më të buta për fyerje të Bushit.
XS
SM
MD
LG