Ndërlidhjet

Ndryshimi klimës rrezikon trashëgiminë kulturore


Trashëgimia kulturore në vendet tropikale është e rrezikuar për shkak të ndryshimeve klimatike, të cilat me siguri do ta përshpejtojnë shkatërrimin e veprave artistike, njoftuan ekspertë të Kombeve të Bashkuara.

"Bota e veprave artistike është bërë nga materiali, i cili mund të dekompozohet nga insektet dhe këpurdhat", ka thënë Hose Luis-Ramirez, shef i programit për bioteknologji për Amerikën Latine.

Raporti thotë se shumica e veprave artistike në botë janë bërë nga pëlhura, druri, letra dhe lëkura, prandaj kur këto materiale një kohë të gjatë i nënshtrohen lagështisë dhe ngrohjes, atëherë në to zhvillohen bëhen mikroorganizmat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG