Senatori udhëheqës demokrat, Patrick Leahy, thotë se në Shtetet e Bashkuara duhet të krijohet ajo që ai e cilëson si "komision i së vërtetës", për të zhvilluar hetime lidhur me politikat e administratës së ish presidentit George Bush, përfshirë luftën në Irak, trajtimin e të dyshuarve për terrorizëm dhe përgjimet pa leje gjyqësore.
Zoti Leahy, kryesues i Komitetit për çështje të drejtësisë në Senat, thotë se një komision i tillë do të ndihmonte në uljen e ndarjeve të ashpra politike në SHBA dhe në parandalimin e asaj që ai e përshkruan si keqpërdorim të autoritetit në të ardhmen.
Kundërshtarët e kësaj ideje thonë se një komision i tillë vetëm do ta shmangte vëmendjen e Amerikës nga nevojat aktuale, që kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe do ta dobësonte moralin në luftën kundër terroristëve, që po vazhdon.