Ndërlidhjet

Thaçi: Qeveria serbe po aq e keqe sa Millosheviqi


Qeveria properëndimore e Serbisë është po aq e keqe sa nacionalisti Sllobodan Millosheviqi në raport me Kosovën, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

"Në raport me Kosovën, Beogradi i sotëm nuk ka ndryshuar asgjë nga Millosheviqi. Duke u përpjekur që ta dëmtojë integritetin e Kosovës, Serbia definitivisht po e ndjek mentalitetin e Millosheviqit", ka deklaruar Thaçi për agjencinë Reuters.

"Serbia nuk mund të ndjekë dy paralele, të përpiqet të bëhet shtet properëndimor dhe t'i kërcënohet sovranitetit të një shteti tjetër", ka shtuar Thaçi.

"Fytyra e Serbisë në Kosovë është gjenocidi. Serbia erdhi këtu para një shekulli me dhunë, mbeti këtu me dhunë, dhe e la Kosovën duke kryer gjenocid", ka thënë kryeministri kosovar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG