Ndërlidhjet

Medvedev: Rekord në shitjen e armëve


Presidenti Dmitry Medvedev tha se vitin e kaluar Rusia ka vënë rekord të ri pas sovjetik në shitjen e armëve.

Ai tha se në vitin 2008 Rusia ka shitur armë në vlerë 8.35 miliardë dollarë, apo 800 milionë më shumë se në vitin paraprak.

Medvedev tha se kriza globale finansiare do të ndikojë me rënie në tregun e armëve, dhe u bëri thirrje zyrtarëve që të kërkojnë tregje të reja dhe të diversifikojnë gamën e prodhimeve.

Kina dhe India kanë qenë blerësit kryesorë, por Rusia gjithashtu ka shitur sasi të mëdha armatimi në Venecuelë, Algjer dhe Iran.
XS
SM
MD
LG