Ndërlidhjet

Beogradi i kundërshton anëtarësimet e Kosovës


Serbia nuk e përkrahë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare financiare dhe asnjëherë nuk e ka ndryshuar politkën e saj ndaj Kosovës, e cila është definuar me Kushtetuën e Serbisë, ka thënë ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq.

Në konferencën për gazetarë në Beograd, Jeremiq ka thënë se Serbia është kundër kërkesave që Kosova i bën në emër të shtetit për anëtarësim në organizmat ndërkombvëtarë financiarë. Më tutje Jeremiq ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë me Prishtinën për, siç ka thënë ai, statusin e ardhshëm të

Kosovës, i cili, sipas tij, do të ishte i pranueshëm për të dyja palët .
XS
SM
MD
LG