Ndërlidhjet

Kabul: Shënohet 20 vjetori i humbjes ruse


Në Afganistan sot shënohet 20 vjetori i tërheqjes së ish armatës sovjetike nga ky vend.

Përfundimi i okupimit në vitin 1989 është festë publike në Afganistan.

Në deklaratën e ministrisë së mbrojtjes lavdërohet "sakrifica dhe heroizmi i Afganistanit, që dha miliona martitë".

Tanket e fundit ish sovjetike u larguan më 15 shkurt të vitit 1989.

Sipas të dhënave zyrtare, në luftime kundër invadimit kishin humbur jetën afro 1.5 milionë afganë, përfshirë civilë dhe kryengritës dhe 15 mijë ushtarë sovjetikë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG