Ndërlidhjet

Rriten tensionet mes Karzait dhe SHBA-ve


I dërguari amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, Richard Holbrooke përfundon sot vizitën në Kabul me një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin afgan Karzai.

Karzai ka theksuar se raportet me Uashingtonin janë të tensionuara.

Presidenti Barack Obama e ka akuzuar qeverinë e Karzait si të shkëputur nga populli.

Perëndimi ka shtuar kritikat ndaj Hamid Karzait duke e akuzuar për dështim në qeverisjen jashtë Kabulit dhe për mos luftimin e korrupsionit. Karzai nga ana e tij ankohet në vazhdimësi për vrasjet e civilëve nga sulmet ajrore të gabuara të forcave ndërkombëtare.

Holbrooke nga Kabuli do të udhëtojë drejt Indisë.
XS
SM
MD
LG