Ndërlidhjet

Presidenti Obama uron Sejdiun për njëvjetorin e pavarësisë


Presidenti Obama i ka dërguar një letër urimi presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, në të cilën thuhet se "në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj ju dhe qytetarët e Kosovës në përvjetorin e parë të deklaratës historike të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt".

Presidenca e Kosovës mëtutje njofton se, në letër shkruan se "derisa populli i Kosovës punon drejt një të ardhme të përbashkët, dua të theksoj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbështesin një Kosovë multietnike, të pavarur dhe demokratike, në përpjekjet e saj që ta zëjë vendin e merituar si anëtare e plotë e bashkësisë së shteteve".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG