Ndërlidhjet

Mbretëresha dhe sekretari i jashtëm urojnë Sejdiun


Mbretëresha britanike Elizabeta e Dytë dhe sekretari i jashtëm David Miliband, i kanë uruar presidentit Fatmir Sejdiu, njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka njofuar Zyra e Jashtme.

Në letrën e saj Mbretëresha u ka dërguar "urimet më të ngrohta dhe dëshirat më të mira për mirëqenien e të gjithë popujve të Kosovës gjatë këtij viti".

Sekretari i jashtëm britanik, David Miliband, tha se para një viti, me "shpalljen e pavarësisë së Kosovës është hapur një kaptinë e re në histori".

Ai mëtutje theksoi se "e ka parasysh se ky përvjetor nxitë ndjenja të ndryshme për disa në Kosovë dhe në rajon".
XS
SM
MD
LG