Ndërlidhjet

Gjenerali Petraus viziton Uzbekistanin


Komandanti i trupave amerikane në Afganistan dhe Irak, gjenerali David Petraeus, arriti në Uzbekistan ku bisedoi me presidentin Islam Karimov.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara tha se Petraeus qëndron në Tashkent për t'i diskutuar çështjet rajonale të sigurisë, veçanërisht Afganistan.

Vizita e tij pason vendimin e Kirgistanit për ta mbyllur një bazë të rëndësishme ajrore amerikane, e cila ka rëndësi jetike për furnizimin e trupave në Afganistan.

Uashingtoni po kërkon rrugë alternative tranzitore për në Azinë Qendrore, ndërsa Uzbekistani konsiderohet si kandidati kryesor, për shkak të lidhjeve të shumta hekurudhore me Afganistanin.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG