Ndërlidhjet

Busek: BE-ja duhet t'i kushtojë kujdes Kosovës


Bashkimi Evropian duhet t'i kushtojë më shumë kujdes Kosovës në formulimin e politikave të veta ndaj Ballkanit, sepse ajo tani nuk ka perspektivë evropiane, ka thënë ish kreu i Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek.

Duke e vlerësuar pozitive gjendjen pas pavarësisë, Busek ka thënë se përjashtim bëjnë ngjarjet e fundit në Mitrovicë.

"Atje Beogradi i tërheq penjtë. Është në interesin e Beogradit që ta mbajë të hapur këtë plagë", ka thënë Busek.

Në intervistën për "Berliner Zeitung", Busek ka thënë se tash "BE-ja do të duhej t'i obligojë vendet e rajonit që ta pranojnë Kosovën si partner të barabartë dhe ta përfshijnë në forumet rajonale, para së gjithash në Këshillin për bashkëpunim të Evropës Juglindore".

Ish kancelari austriak gjithashtu konsideron se "evropianët duhet t'i ndihmojnë administratës në Kosovë më shumë se deri tash", si dhe "të bëhet më tepër për të reklamuar investimet në Kosovë".

Sipas Busek, "BE-ja do të duhej t'u bëjë presion vendeve të rajonit që ende nuk i njohin pasaportat e Kosovës, sepse nuk mumnd të pritet që shqiptarët e Kosovës ende të mund të udhëtojnë me pasaportat e vjetar jugosllave".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG