Ndërlidhjet

Merret vendimi për Millutinoviqin dhe të tjerët


Tribunali i Hagës do ta shpallë sot vendimin për ish presidentin e Serbisë, Millan Millutinoviq dhe pesë zyrtarëve tjerë politikë, ushtarakë dhe policorë serbë të akuzuar për krime kundër shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.
Millan Millutinoviq, Nikolla Shainoviq, Dragolub Ojdaniq, Vlladimir Llazareviq, Nebojsha Pavkoviq dhe Sreten Llukiq akuzohen për zhvendosje, deportim, vrasje dhe përndjekje të shqiptarëve në Kosovë në gjysmën e parë të vitit 1999.
Në fjalën e tyre përfundimtare prokurorët e Tribunalit trë Hagës kanë deklaruar se të akuzuarit janë fajtorë për veprat e theksuara në aktakuzë, dhe kanë kërkuar që ata të dënohen me dënime prej 20 vjet burgim dhe me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG