Ndërlidhjet

FMN kushtëzon Serbinë me Kosovën


Me titullin "Paratë për njohjen e Kosovës" gazeta gjermane "Tages Cajtung" e Berlinit shkruan se Beogradi ka kërkuar 2 deri 3 miliardë dollarë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar me qëllim të përballimit të krizës ekonomike me të cilën aktualisht ballfaqohet. Por, gazeta vë në pah se për Serbinë një nga pengesat në tejkalimin e krizës ekonomike mund të dalë politika e Beogradit ndaj Kosovës.
"Tages Cajtung" vë në pah se ka sinjale sipas të cilëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë vënë Serbinë para zgjedhjes – ose do të ndryshoni politikën ndaj Kosovës ose nuk ka para.
XS
SM
MD
LG