Ndërlidhjet

Albright: Lufta në emër të lirisë


Madeleine Albright

"E çuam NATO-n në një luftë të gjatë 78 ditëshe. Ishte shumë thelbësore, sepse bëhej në emër të lirisë për njerëzit që përndiqeshin nga shtëpitë e tyre apo që vriteshin", ka thënë ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, për Radion Evropa e Lirë, duke folur për luftën e vitit 1999 në Kosovë.


“Ishte edhe çështja e Kosovës dhe pyetja në këtë rast ishte - si të ndalej spastrimi etnik. Atëbotë, isha sekretare e shtetit dhe kisha qenë dëshmitare se na është dashur shumë gjatë për të hyrë në Bosnjë”.

“Kësisoj, e çuam NATO-n në një luftë të gjatë 78 ditëshe. Ishte shumë thelbësore, sepse bëhej në emër të lirisë për njerëzit që përndiqeshin nga shtëpitë e tyre apo që vriteshin. Me këtë u dëshmua edhe vlefshmëria e misionit të ri për NATO-n”.

“Njëkohësisht, nuk ishte e lehtë në kuptimin e marrjes së vendimeve, të punës së komitetit ushtarak, të përzgjedhjes së caqeve, por mendoj se për NATO-n ishin çaste suksesi në përmbushjen e misionit të tij”.

Madeleine Albright On Kosovo
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:36 0:00


“Shpresoj se shumë mësime janë nxjerrë nga fushata në Kosovë, që mund të jenë të dobishme në rajonet tjera, siç është Afganistani. Është pjesë e rrëfimit të njejtë të periudhës së pas Luftës së Ftohtë”.

“Megjithatë, një aleancë që është themeluar për të qenë anti-sovjetike, ishte në fakt relevante në fund të shekullit të 20-të dhe fillim të shekullit 21 për t’u marrë me problemet e asaj kohe, që kishin të bënin me luftime ndëretnike dhe vrasje e spastrime etnike të njerëzve që jetonin në një vend”.

Madeleine Albright On Kosovo part 2
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:50 0:00


“Ishte evidente nga puna që kishim bërë se rusët do të shfrytëzonin veton për një rezolutë me të cilën do të kërkohej shfrytëzimi i forcës në Kosovë”.

“Së këndejmi, ne na duhej jo vetëm që ta çonim NATO-n në një luftë, por ta bëjmë atë në mënyrën që disa vende mendonin se nuk duhej ta bënim”.

"Për ne ishte shumë e rëndësishme se ishte një veprim i NATO-s, sepse e bënte një veprim multilateral, me mbështetjen e 16 vendeve anëtare atëbotë, për të ndërmarrë në fakt një operacion ku do të shfrytëzohej forca”.

“Prandaj, ky veprim jo vetëm që bëri punën e saj në kuptimin ushtarak, por une besoj se e legjitimoi edhe fushatën në Kosovë. Por, asgjë prej kësaj nuk ishte lehtë”.

Komentet (7)

Ky forum është mbyllur
XS
SM
MD
LG