Ndërlidhjet

Gratë afgane protestojnë kundër ligjit


Afganistan
Afganistan

Më shumë se 200 femra, shumica studente, kanë protestuar në Kabul, kundër ligjit kontrovers të Afganistanit, i cili imponon kufizime për gratë shiite. Kjo ishte protesta e parë publike kundër ligjit të ri, i cili qe aprovuar nga Parlamenti afgan dhe nënshkruar nga presidenti Hamid Karzai, në mars të këtij viti.

Në protestën, që nga aktivistet për të drejtat e grave u cilësua si hap domethënës në luftën për të drejtat e grave afgane, morën pjesë disa qindra burra, të cilët gjuanin me gurë kundërshtaret e ligjit.

Ligji, i kritikuar ashpër nga grupet për të drejtat e njeriut dhe shtetet perëndimore, thuhet se paraqet ndalesa të rënda karshi të drejtave të grave.

Ndërkaq, presidenti Karzai raportohet të ketë nënshkruar ligjin për të fituar mbështetjen e klerikëve shiitë në zgjedhjet presidenciale në gusht. Por, pas rritjes së presionit ndërkombëtar, ai ka urdhëruar që ligji të rishikohet nga Ministria e Drejtësisë.

Sido që të jetë, aktivistet për të drejtat e grave mbeten të shqetësuara dhe disa prej tyre planifikojnë të shkojnë në pallatin presidencial, më 18 prill, për të kërkuar amandamentimin e ligjit.

Protest Against Afghan Family Law (Reuters)
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:34 0:00
XS
SM
MD
LG