Ndërlidhjet

FBI nuk azhuron sa duhet të dyshuarit për terrorizëm


Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) po vonohet me azhurimin e listës së të dyshuarve për terrorizëm, gjë që paraqet rrezik për sigurinë amerikane, ka njoftuar Ministira e Drejtësisë e SHBA-ve.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se janë 12 persona të dyshuar për terrorizëm, të cilët nuk gjenden në listën e FBI-së, ose janë vënë më vonë në këtë listë, të cilët qarkullojnë lirshëm brenda dhe jashtë SHBA-ve dhe që paraqesin rrezik për sigurinë.

Ndihmësdrejtori i FBI-së, Xhon Miler, ka deklaruar se Byroja Federale është duke marrë masa për avancimin e sistemit të sigurisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG