Ndërlidhjet

Papa nisi turneun nëpër Lindjen e Afërt


Papa Benedikti XVI mbërriti në Jordani, në vizitën e parë si pontifikat në një shtet arab.

Kreu i Kishës Katolike sot e fillon pelegrinazhin 8-ditësh në Tokën e Shenjtë, ku gjithashtu do të vizitojë Izraelin dhe territoret palestineze.

Papa, i cili tha se vjen si “pelegrin për paqe”, është përballur me disa kritika në rajon, sidomos pas një fjalimi në vitin 2006 kur sugjeroi se Islami është i dhunshëm dhe iracional.

Kritikat tjera erdhën kur vendosi ta haqë ndalesën për një prift katolik, i cili kishte mohuar Hollokaustin.
Papa e përfundon turneun 15 maj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG