Irani ka ekzekutuar 23-vjeçaren, Delara Darabi, për kryerje të krimit kur ishte e mitur. Avokati i saj, Abdolsamad Khoramshah, ka konfirmuar se Delara qe ekzekutuar mëngjesin e 1 majit, në burgun që ndodhet në pjesën veriperëndimore të qytetit Rasht.
Delara Darabi ishte arrestuar në moshën 17 vjeçare në lidhje me vrasjen e një të afërmeje të saj. Në atë kohë, ajo dhe i dashuri i saj 19 vjeçar, Amir Hossein Sotoudeh, kishin provuar të vidhnin shtëpinë e kushërirës së babait të saj, e cila qe vrarë.
Darabi fillimisht ka rrëfyer për vrasjen, por më vonë e ka tërhequr deklaratën, duke thënë se e ka bërë atë pasi që Sotoudeh i kishte thënë asaj se ajo nuk mund të ekzekutohej për vrasje, sepse ishte e mitur.
Në një intervistë të muajit prill, avokati i Darabit i kishte thënë Radio Fardas se “është shumë e pamundur që vrasja të jetë kryer nga një vajzë me një trup të dobët”.
“Një djalë i ri i fuqishëm ishte atje. Si është e mundur që vrasja të jetë kryer nga një vajzë e dobët?”
Ndërkaq, Amir Hossein Sotoudeh ishte dënuar me 10 vjet burg për pjesëmarrje në vrasje.
Kreu i gjykatës e kishte shtyrë ekzekutimin e Delaras, që t’i mundësojë familjes së saj të negociojë me të afërmit e viktimës, me shpresën se ata mund të pranonin dëmshpërblim në vend të ndëshkimit kapital.
Rasti i Delaras ka alarmuar aktivistët e grupeve për të drejtat e njeriut. Disa grupe të tilla, përfshirë dhe Amnesty International, kishin inkurajuar autoritetet iraniane ta zëvendësojnë dënimin e saj me vdekje, sepse ajo kishte qenë e mitur në kohën e krimit.
******
Irani është një nga shtetet që ekzekuton njerëzit për krimet e bëra sa janë të mitur.
Radio Farda ka paraqitur një video, i cili dokumenton vuajtjet e fëmijëve kundërvajtës iranianë, të prodhuar prej njërit nga udhëheqësit e avokatëve kundër ekzekutimit të fëmijëve, Mohammad Mostafaei.