Ndërlidhjet

Obama më popullor se SHBA-të tek arabët


Popullaritet i presidentit amerikan Barack Obama në vendet kryesore arabe është më i madh se i Shteteve të Bashkuara.

Një sondazh i agjencisë Ipsos i kryer në muajin mars, ka përfshirë 7.000 persona në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara, Kuvajt, Liban, Egjipt dhe Jordani.

Rezultatet e tregojnë se 33 % e të anketuarve kanë pikëpamje pozitive për Shtetet e Bashkuara, 43 % kanë pikëpamje negative, 14 % janë neutralë ndërsa 10 % kanë thënë se nuk e dijnë.

Obama është vlerësuar pozitivisht nga 48 % e të anketuarve në rajonin si tërësi.

Shkalla më e lartë është në Jordani me 58 %, kurse më e ulta në Egjipt ku vetëm 35 % u shprehën në favor të Obamës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG