Ndërlidhjet

Trashëgimia e llahtarshme e Çernobilit


Çernobil
Çernobil
Tovstij Lis dikur ishte një fshat i vogël në veri të Ukrainës, që sot nuk ekziston. Ishte vetëm 11 kilometra larg vendit të aksidentit në Çernobil. Olha Bolira që ishte e lindur në Tovstij Lis, thotë se nga 3000 banorët e këtij fshati, sot të gjallë kanë mbetur vetëm disa.

“Këtu gati nuk ka njerëz. Të gjithë vozitësit dhe ndërtimtarët kanë vdekur. Ata ishin të rinj. Të parët vdiqën të rinjtë, disa të moshuar ende janë gjallë”, thotë Olha Bolira.

Kur shpërthimi ndodhi në Çernobil, Bolira që atëherë ishte 32-vjeçare, jetonte në Kiev me bashkëshortin dhe djalin. Por, pjesa tjetër e familjes jetonin në Tovstij Lis ose në vendbanimet e afërta dhe i ishin nënshtruar rrezatimit. Babai i Bolirës vdiq një vit pas shpërthimit në Çernobil, vëllai i saj vdiq katër vjet më vonë.

Natalia - mbesa e Bolires, që ishte adoleshente në kohën e shpërthimit, jeton në kushte të jashtëzakonshme shëndetësore.

“Ajo nuk mund të ecë dhe është e verbër. Është invalide e kategorisë së parë. Është e llahtarshme ta shohësh se si vuan. Çernobili e ka sjellë në këtë gjendje”, thotë Bolira.

Natalia është anëtarja e vetme e familjes që merr një kompensim nga shteti në formë të pensionit mujor për invaliditet, që mjafton për të mbuluar vetëm kërkesat e saj elementare.

Juri Bandazhevski është patolog nga Bjellorusia, që ndër të parët ka studiuar pasojat e Çernobilit. Ai akuzon autoritetet e atëhershme sovjetike për mosndërmarrje të disa masave të mundshme pas shpërthimit në Çernobil.

Për këtë qëndrim kritik ai është arrestuar në Bjellorusi dhe pas lirimit ka ikur nga ky vend. Tash jeton dhe punon në Francë.

Ai tani është kundërshtar i madh i energjisë bërthamore, ndërsa për Çernobilin pohon:

“Disa breza janë të prekur nga rrezatimi në doza të mëdha. Për pasojë kemi sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin”, thotë Bandazhevski.

Dhjetëra-mijëra raste të llojeve të ndryshme të kancerit janë raportuar, ndërsa rreziku i leukemisë te fëmijët e zonës së prekur është tri herë më i lartë.

Krahas kësaj, të pranishme janë edhe efektet psikologjike te 400 mijë njerëzit që ishin detyruar të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre pas shpërthimit në Çernobil.

Xhon Havenar është ekspert holandez për shëndetin mental dhe për aspektin psikologjik thotë:

“Të gjithë këta njerëz jetojnë në konfuzion nga raportet kontradiktore për efektet e Çernobilit. Disa prej tyre nuk e kuptojnë se përse duhet të kontrollohen rregullisht çdo vit. Përse disa e pësojnë dhe disa të tjerë jetojnë thuajse nuk ka ndodhur asgjë?”, thotë Havenar, pa dhënë përgjigje për këto dilema të atyre që në një ose formë tjetër u prekën nga pasojat e Çernobilit. (m.k.)

Katastrofa e Çernobilit
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:03:12 0:00

XS
SM
MD
LG