Roksana Saberi gazetare iraniano – amerikane që kaloi 4 muaj në burgjet e Iranit, është kthyer në Shtetet e Bashkuara. <br />Gazetarëve të pranishëm ajo u tha se ndihej “shumë mirë”. Ajo ka falenderuar presidentin e SHBA-ve Barak Obamën, sekretaren e shtetit Hilari Klinton, grupet për të drejtat e njeriut dhe gazetarët për mbështetjen gjatë kohës sa ishte e burgosur.<br />"Një gjë që më ka mbajtur, për sa kohë isha në burg, ishte këndimi i hymnit amerikan për vetvete. Jam e lumtur që jam kthyer në tokën e lirisë", ka thënë Roksana Saberi. <br />
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.