Ndërlidhjet

Vjenë: 11 të lënduar nga zënka në tempull


Raportet nga Austria thonë se të paktën 11 persona janë lënduar, disa me lëndime serioze, gjatë një zënke brenda një tempulli të sikëve në Vjenë.

Policia tha se pesë persona të armatosur me thika dhe një tjertër me armë, e sulmuan predikuesin dhe besimtarët gjatë një shërbese fetare.

Nuk është e qartë se çka e shkaktoi dhunën, e cila mund të jetë pasojë e zënkës ndërmjet familjeve rivale apo e mosmarrëveshjeve me besimtarët e tempujve tjerë të sikëve.

Komuniteti i sikëve, të cilët tradicionalisht mbajnë turbanë, ka rreth 25 milionë ithtarë në mbarë botën, shumica e tyre në Indi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG