Ndërlidhjet

Brazil: Tri ditë zie për viktimat e aeroplanit


Përpjekjet për gjetje dhe nxjerrje të aeroplanit të kompanisë franceze Air France po vazhdojnë, derisa forcat ajrore të Brazilit kanë gjetur mbeturina të këtij aeroplani, që u përplas në Oqeanin Atlantik me 228 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Zyrtarë ushtarakë të Brazilit thonë se pjesët e gjetuar ishin të shpërndara në një hapësirë me perimetër prej 5 kilometrash në det.

Ekspertët thonë se është e qartë se të gjithë njerëzit në aeroplan kanë vdekur, disa orë pasi aeroplani i tipit Airbus A330, u ngrit nga aeroporti në Rio de Zhanejro, në fluturimin e tij për në Paris dhe u përplas në Oqeanin Atlantik.

Qeveria e Brazilit ka shpallur tri ditë zie kombëtare për viktimat, të cilat thuhet se ishin nga 32 shtete, por më së shumti kishte nga Brazili dhe Franca.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG