Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Veprimet e EULEX-it - të papranueshme


Qeveria e Serbisë nuk ka arritur marrëveshje me EULEX-in për vendosjen e doganave në veri të Kosovës, tha sot Goran Bogdanoviq, ministër për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

“Veprimet e njëanshme të EULEX-it janë të papranueshme”, tha zoti Bogdanoviq në Leposaviq dhe u bëri ftesë serbëve, që në protestat e nesërme të jenë të qetë.

Ai ka vlerësuar se vendimi i udhëheqjes komunale në Leposaviq, për të mos bashkëpunuar me EULEX-in, është i keq, pasi , siç theksoi si, “qeveria e Serbisë është e vendosur që vetëm me dialog t’i zgjidhë problemet rreth doganës dhe të gjitha problemet e tjera eventuale”.

Mëtutje, ai vlerësoi se vendimi i qeverisë së Kosovës për të mos lejuar hyrjen e zyrtarëve të Serbisë në Kosovë, është “frustrues”.

“Porosia e qeverisë së Kosovës është porosi e keqe për serbët e Kosovës, pasi është evidente se ekzistojnë probleme të mëdha ndëretnike”, th Goran Bogdanoviq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG