Gati çdo vit që nga paslufta, buxheti i Kosovës, ndonëse është cilësuar si shumë i vogël, ka pësuar suficite.
Ekspertë për çështje ekonomike thonë se suficiti, i cili është duke ndodhur në Buxhetin e Kosovës, tregon se në Kosovë ka mjete, por ato nuk po shfrytëzohen, për shkak të mungesës së resurseve.
Eksperti për çështje ekonomike, Musa Limani, vlerëson se derisa në çdo qeveri po ndodh të ketë suficit buxhetor, duhet të bëhen analiza dhe të shikohet se pse ndodhin këto gjëra.
“Karakteristikë e buxhetit të Kosovës është suficiti, i cili e përcjell Kosovën me vite të tëra, që nga aspekti ekonomik është i papranueshëm. Në gjendjen ekonomike dhe sociale në të cilën është Kosova, nuk guxon të ketë suficit; më e arsyeshme është të ketë deficit”, thotë Limani, duke e konsideruar si mjaft të dëmshëm për ekonominë kosovare suficitin buxhetor.
Ndërkohë, Agim Krasniqi, drejtor i Buxhetit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, thotë se në dy vjetët e fundit është planifikuar një deficit buxhetor, i cili do të mbulohet prej suficitit buxhetor nga vitet e mëparshme.
“Në buxhetin e vitit 2008 kemi pasur një deficit buxhetor të projektuar, i cili është dashur të mbulohet nga suficiti i vitit të kaluar. Ajo ka bërë që ne kemi pasur më shumë shpenzime, sesa të hyra buxhetore. Edhe në këtë vit është planifikuar që buxheti të ketë deficit buxhetor, i cili do të mbulohej nga suficiti i vitit të kaluar”, tha Krasniqi.
Megjithatë, zoti Krasniqi pohoi se deri në vitin 2008 kanë pasur një buxhet shumë konservativ, në nivel jo shumë të kënaqshëm dhe kjo, sipas tij, ka bërë që krahas të hyrave që janë realizuar më shumë se që është planifikuar, të ketë suficite buxhetore.
“Prapë mund të kemi një suficit buxhetor. Megjithatë, ato janë mjete të Buxhetit të Kosovës dhe nuk konsiderohen si suficit, por si mjete rezervë për përballimin e situatave të paparashikueshme që mund të paraqiten”, u shpreh Krasniqi.
Ndërsa, eksperti për çështje ekonomike, Flamur Keqa, thotë se këto mjete të tepruara mbesin të pashfrytëzuara, për shkak të mungesës së projekteve zbatuese dhe paaftësisë për menaxhimin e parasë publike, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivelin lokal.
“Suficiti buxhetor është bërë një dukuri e rëndomtë sa i përket menaxhimit me mjetet publike. Fatkeqësisht, në kohën kur më së tepërmi Kosovës dhe ekonomisë kosovare i duhen mjete, që duhet të shfrytëzohen praktikisht, po ndodh që çdo qeveri të ballafaqohet me suficit”.
“Arsyeja, pse po ndodh kjo, është mungesa e projekteve konkrete dhe mungesa e një vizioni dhe strategjie për një zhvillim më të mirë ekonomik, i cili do t’i shfrytëzonte këto mjete në mënyrë sa më racionale dhe sa më efikase”, tha Keqa.
Arsye tjetër, e cila do të mund të krijonte këtë suficit, sipas ekspertëve për çështje ekonomike, mund të jenë edhe proceduarat burokratike të mëdha, të cilat thuhet se nuk lejojnë që parat dhe projektet të realizohen në kohën e duhur.
Ndryshe, Fondi Monetar Ndërkombëtar, që tani edhe Kosova është anëtare e tij, vazhdimisht ia ka tërhequr vërejtjen Qeverisë së Kosovës për keqmenaxhim të parasë publike.